Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji realizoi vizitë studimore në fabrikën e ujit Shkabaj

14/01/2021

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji realizuan vizitë studimore në fabrikën e ujit Shkabaj, nën udhëheqjen e prof. Arianeta Nura dhe prof.Luljeta Ajdini.

 

Studentët janë pritur dhe udhëhequr nga stafi menaxhues i kësaj fabrike.

 

Gjatë kësaj vizite studimore studentët kishin mundësinë të ndërlidhin njohuritë e fituara gjatë ushtrimeve  laboratorike lidhur me rëndësinë e ujit si komponentë themelore e ushqimit,  metodat e trajtimit të ujit dhe analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike të ujit.

 

Vlen të ceket se pritja nga stafi i kësaj fabrike ka qenë shumë e organizuar dhe e përgatitur për bashkëpunim me stafin dhe studentët e UBT-së.