Fakulteti Art dhe Media Digjitale nis Akademinë Ndërkombëtare Verore “For the Love of Art”

19/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka nisur me zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme për edicionin e sivjetshëm, i cili do të fokusohet në temën: “For the Love of Art”.

 

Në ceremoninë hapëse, profesori Dardan Luta tregoi se si duke u bazuar në kurrikulën e Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, kanë për qëllim promovimin e angazhimit të të menduarit kritik, praktikat në studio që ofrojnë module intelektuale për brezat e ardhshëm përmes rrëfim – tregimit dhe historisë orale.

 

Ligjëratat dhe temat që u trajtuan në hapje të kësaj akademie kishin për qëllim vetëdijesimin e studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë për objektet e braktisura të cilat kanë prezencë në referencat historike si ato politiko-kulturore.

 

Ky koncept i cili do të vazhdojë përgjatë zhvillimit të ligjëratave, forumeve, punëtorive dhe vizitave studimore, do të sfidojë artistët, kuratorët, dizajnerët, shkrimtarët, kineastët, të cilët do t’iu ofrojnë studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë njohuri dhe eksperienca të reja.