Eksperti i infermierisë, Haqif Gashi, mban ligjëratë tematike me studentët e UBT-së

15/11/2016

Eksperti i Infermierisë, Haqif Gashi, ka mbajtur një ligjëratë përmbajtjesore me studentët e Infermierisë në UBT.


Gjatë ligjëratës, Gashi i informoi studentët për mënyrën e funksionimit të spitaleve, për financimin dhe menaxhimin e tyre, për dallimet mes spitaleve private dhe atyre publike, rreth raportit mentor – student etj.


Ai i njoftoi studentët e Infermierisë së UBT-së edhe me kushtet e punës nëpër spitale të ndryshme të Evropës, Afrikës dhe më gjerë.


Ai këshilloi studentët gjithashtu për menaxhimin e stresit në punë, për të drejtat në punë, për diagnostikimin më të shpejtë të të sëmurëve etj.
Gashi qëndron këtë javë në UBT, ndërsa studentët e Fakultetit të Infermierisë, do të kenë mundësi të përcjellin edhe ligjërata të tjera.