Ekipi fitues në garën Hackathon, ftohet të marrë pjesë në punëtorinë “BLACK HAT 1.0”

25/03/2019

“Gx Data” ishte ekipi që fitoi vendin e parë në garën dyditore “Data Science Hackathon” që u organizua nga UBT dhe Raiffeisen Bank.

 

Përveç që u shpërblyen me 1500 euro, ata janë ftuar për të marrë pjesë në punëtorinë dhe trajnimin “BLACK HAT 1.0”.

 

Në këtë punëtori, ekipi fitues do të prezantojë hulumtimin “Parashikimi dhe Parandalimi”, ku kanë bërë analizë të hollësishme për të dhënat e klientëve dhe përdorimin e shërbimeve bankare nga klientët.

 

Gjithashtu, ata do të prezantojnë teknika dhe praktika inovative të sigurisë në sistemin bankar.

 

Punëtoria “BLACK HAT 1.0”, organizohet nga Cyper Security and Privacy dhe UBT, ku do të mbahet të enjten, më 28 mars, me fillim nga ora 13:00. Aktiviteti do të mbledhë hakerë, ekspertë dhe hulumtues të sigurisë nga mbarë Kosova.