Edhe pak vende të lira për ndjekjen e trajnimeve për SPSS, MS Project dhe Menaxhim me Burime Njerëzore – Aplikimi i hapur

03/04/2019

Në UBT kanë filluar trajnimet për muajin prill, teksa kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira për trajnimet SPSS, MS Project dhe Menaxhim me Burime Njerëzore.

Këto trajnime janë duke ngjallur interesim të madh tek të rinjtë dhe tek punonjësit e institucioneve të ndryshme private dhe publike, të cilët po trajnohen profesionalisht për këto fusha tejet të rëndësishme për tregun aktual të punës.

 

Keni edhe pak kohë për të kryer procesin e aplikimit dhe për të marrë certifikatë të njohur ndërkombëtarisht pas ndjekjes së trajnimeve, andaj aplikoni sa më shpejt që ta rezervoni vendin tuaj.

 

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun:  https://www.ubt-uni.net, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected] .