Në UBT fillon trajnimi IPMA

26/02/2024

Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT ka filluar trajnimin për menaxhim të projekteve me IPMA me grupin e ri.

Me një fokus të qartë në aftësitë praktike të menaxhimit të projekteve dhe njohurive teorike, ky trajnim synon t’u siguroj një bazë të fortë pjesëmarrësve për t’u ngritur në profesionin e tyre.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga profesionistët më të mirë në fushën e menaxhimit të projekteve, duke ju ndihmuar në kuptim të thellë të temave të menaxhimit të projekteve dhe në gjetjen e zgjidhjeve inovative për sfidat e zakonshme të tyre.