Dy studentë të UBT-së fitojnë bursë të plotë nga Morehead State University, në SHBA

02/08/2017

Pas suksesit të treguar nga studentët e UBT-së, në hulumtimin  e përbashkët  me Morehead State University, në SHBA, ky universitet ka ofruar dy bursa të plota studimi për studentët e UBT-së për master.


 

Studentët e UBT-së  shfaqën përvojën dhe angazhimin  e tyre dhe u treguan shumë të suksesshëm në një hulumtim, i cili kishte të bënte me analizimin e ndërlidhjes mes realitetit virtual dhe kontrollerëve industrialë, të dr. Jorge Ortega nga Departamenti për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda Morehead State University.


 

Studentët e UBT-së, gjatë muajit të kaluar kanë qëndruar në MSU dhe gjatë asaj kohe kanë  përfunduar trajnimet për Fanuc Robot, teksa vlen të theksohet se studentët  e UBT-së ishin mjaft të suksesshëm  edhe në testimin për certifikim.

Ata janë  pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në hulumtim.