Doruntina Kupina zgjidhet Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së

12/12/2013

Prishtinë,  12 dhjetor  2013 –  Në garë për postin e Kryetarit të Organizatës Studentore të UBT –së ishin si Edona Thaqi, Flakron Jahaj, Afrim Bajraktari, Albina Zeneli, Agon Hysaj, Blend Humolli dhe Doruntina Kupina.   

 

Pas votimit nga  anëtarët  e përcaktuara nga Fakultete përkatëse,  Komisionit Zgjedhor i përbërë nga sekretari  i UBT-së,  z. Artan Tahiri, si dhe  koordinatorët dhe përfaqësuesit e  njësive akademik ,   para të pranishmëve në sallë e mbledhjeve po në objektin e UBT-së, numëruan votat ku Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së u zgjodh Doruntina Kupina, kurse nënkryetar  u zgjodh Edona Thaqi, sekretar  Flakron Jahaj,  anëtar i Këshillit Akademik Afrim Bajraktari, anëtar i Këshillit për Cilësi Blend Humolli. 

 

Sipas planit të  znj.  Kupinës,   para të pranishmëve  citoi disa aktivitete të cilat mendon të realizohen gjatë udhëheqjes  së  saj  si:  vizitat nëpër vende të ndryshme të Evropës, të karakterit shkencorë pjesëmarrja nëpër konferenca studimore, pjesëmarrja në aktivitete të shumta sportive, kulturore,  etj etj. 

 

Biografia e Kupinës

Doruntina Kupina, është e lindur në  Prishtinë, më  7 gusht 1993 . Shkollën e mesme a ka përfunduar në gjimnazin ‘Sami Frashri” në vendlindje në drejtimin- Matematikor,  dhe aktualisht është studente  e vitit të  dytë  në Fakultetin e Arkitekturës në  UBT,   dhe është njohëse e mirë e gjuhës angleze.

 

Është pasionante e shumë aktiviteteve si: sportit, biznesit, debateve politike, udhëtimeve, muzikës, ekspozitave të profilit që i studion.   Ajo deri më sot ka përcjellë trajnimet dhe kurse të shumta nga gjuha  angleze.