Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit u shënua nga studentët e Infermierisë edhe në Ferizaj

17/05/2019

Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, sot në Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, studentët e Infermierisë në UBT ofruan shërbime për qytetarët e Ferizajt.

 

Kjo ditë u shënua me shpërndarjen e fletëpalosjeve me përmbajtje sensibilizimi dhe informimi, teksa shumë qytetarë e patën mundësinë të bëjnë matjen e shtypjes së gjakut, dhe shërbimeve të tjera.

 

Aktiviteti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit po shënohet nga studentët e Infermierisë në UBT në  shumë qytete të Kosovës.