Dita e dytë e punëtorisë së “BESTSDI” sjell diskutime të reja për implementimin e projektit

29/11/2018

Në UBT po vazhdon punimet punëtoria në të cilën po diskutohet e ardhmja e projektit të programit Erasmus+, “BESTSDI”, që po implementohet nga 16 partnerë nga Ballkani Perëndimor.

 

Gjatë ditës së dytë të punëtorisë është diskutuar mbi implementimin e kurrikulës së nxjerrë nga bashkëpunimi në kuadër të projektit “BESTSDI”, si dhe për metodat e sigurimit të cilësisë.

 

Pas përfundimit të diskutimit, pjesëmarrësit e punëtorisë vizituan Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast u njoftuan me objektet ku gjenden laboratorët e sofistikuar dhe që përmbajnë pajisje dhe mjete teknologjike, të cilat shfrytëzohen nga studentët dhe stafi, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme inovative në të gjitha fushat e studimit.

 

Punëtoria do të vijojë punimet dhe diskutimet edhe gjatë ditës së nesërme, kurse në fund të ditës do të realizohet një vizitë në qytetin kulturor të Prizrenit.

 

Projekti “BESTSDI” ka për qëllim adaptimin e kurrikulave aktuale, si dhe krijimin e kurrikulave të reja për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, ndërkaq pjesë e projektit janë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përshirë edhe partnerë nga Bashkimi Evropian.