Diplomati dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, diskutoi me studentët e UBT-së

23/12/2013

Prishtinë, 23 dhjetor 2013-  Ish-ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, autor i shumë titujve nga bota letrare, Besnik Mustafaj, sot ka marrë pjesë në  debatin e organizuar nga  Fakulteti për Media dhe Komunikim, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Juridikut në Kolegjin UBT ,    me temën ” “Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan”.

 

 

Përveç,   profesorëve të UBT-së, studentë dhe të interesuar të tjerë, të cilët e pritën dhe e  përcollën me interesim debatin, z. Mustafaj, u pritë edhe nga dekani i Fakultetit  për Shkenca Politike dhe Fakultetit për Media dhe Komunikim, prof. dr. Belul Beqaj  dhe nga drejtori për Çështje Akademike, prof. dr. Ibrahim Krasniqi.    

 

 

Diplomati dhe publicisti shqiptar, Besnik Mustafaj, tha se më të gjitha bilancet e deri tanishme, rezulton se shqiptarët kanë arsye të jenë të kënaqur me atë që është arritur. Ai foli për të arriturat e shqiptarëve në shtetet e rajonit ku ata jetojnë, duke theksuar pavarësinë e Kosovës, që siç tha, në këto pesë vjet pavarësi ka arritur një klasë politike shumë serioze.

 

 

 “Ne jemi sot faktorë, sepse merremi me veten. Kërkohet një kohezion më i madh, kërkohet një sinkronizim më i madh, kërkohet një lloj programimi me i qartë se çfarë është aspiratë e përbashkët dhe se çfarë është veçanti për secilin shtet ku jetojnë shqiptarët” tha Besnik Mustafaj.

 

 

Ndërsa, ajo që e bën Kosovën shtet të rëndësishëm, është se Kosova për herë të parë është përcaktuese për fatin e Serbisë drejt Brukselit, tha Besnik Mustafaj.  

 

 

 “Sa realist është ky lloj përcaktimi, është një gjë që do analizë. Por, sa do çojë në njohjen reale ky proces i evropianizimi të Serbisë në njohjen nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, është një proces i filluar, është më mirë se sa kur nuk kishte filluar” tha Besnik Mustafaj. 

 

 

Sa i përket integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, Mustafaj theksoi se shqiptarët kanë mundësi të mjaftueshme për të ardhmen e tyre në Bruksel. Ai beson se ka ende potenciale që duhen shfrytëzuar për të qenë shqiptarët e bashkuar në Bruksel. Pas kësaj është e mundur të ndërtohen dhe realizohen ëndrrat e tjera të shqiptarëve, tha Besnik Mustafaj.

 

 

Diplomati dhe shkrimtari Besnik Mustafaj,   zhvilloi dhe  përgjigjën në vijim të debatit edhe në një varg pyetjesh e çështjesh të shtruara për diskutim nga pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët e UBT-së.

 

 

Besnik Mustafaj – Biografia

Besnik Mustafaj,  ka lindur në Bajram Curr, në 1958. Ai njihet si poet, novelist dhe diplomat bashkëkohor. Ka studiuar Frëngjisht në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetit të Tiranës. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka shërbyer si Ambasadori Shqiptar në Francë ndërsa në vjeshtë të 2005 u emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Mustafaj njihet si autori i:

– katër përmbledhjeve me poezi – Motive të gëzuara (Tiranë 1978); Fytyrë burri (Tiranë 1987); Legjenda e lindjes sime (2005)…

– përmbledhjeve me ese dhe studime – ndër të cilat ja vlen të përmenden: Fletorja reservat: shënime jashtë valixhes diplomatike (Prishtinë 1995); Midis krimeve dhe mirazheve: (ese – Tiranë 1999).

– librave për fëmijë, 

– pesë prozave – Vera pa kthim (Tiranë 1989); Gjinkallat e vapës (Tiranë 1994); Një sagë e vogël (Tiranë 1995); Daullja prej letre (Tiranë 1996); Boshti(Tiranë 1998). Me novelën ‘Boshti’ ai ka fituar dhe çmimin ‘Medicis’ në Francë më 1999, “Autoportret me teleskop”, 2013. 

Disa prej krijimeve të tij janë përkthyer në Frëngjisht, Gjermanisht dhe Bullgarisht.