Delegacioni i Universitetit të Varshavës në Poloni vizitoi UBT-në

20/12/2013

Prishtinë 20 dhjetor  2013 –  Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, bashkë me drejtorin për çështje akademike prof. dr. Ibrahim Krasniqi,   pritën në një takim delegacionin nga Universiteti i Varshavës në Poloni, i përbërë nga zëvendësrektorja prof. Marta Kicinska- Habiovr dhe dr. Jakub Zajaczkowski, të cilët kanë biseduar  për  nisjen e  bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila është nënshkruar në qershorin e këtij viti.

 

Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë studentëve të UBT-së dhe atyre kosovarë dhe të regjionit që studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe atë të doktoratës ti ndjekin në UBT dhe në Universitetin e Vrashavës dhe në fund të marrin diplomën e Universitetit të Vrashavës.

 

 Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe Universitetin të Varshavës, ka filluar edhe më herët nëpërmjet projektit “Erasmus Mundus”, për shkëmbim të studentëve dhe stafit. Gjithashtu presidenti Hajrizi, ka zhvilluar takimet dhe vizita të njëpasnjëshme në Universitetin e Varshavës, dhe biseda të shumta me menaxhmentin e lartë të këtij universiteti deri tek marrëveshja konkrete. Gjithashtu, vitin që shkoi, një delegacionin nga Universiteti i Varshavës, i përbërë nga zëvendësrektorja prof. Marta Kicinska- Habiovr, prof. Edëard Halizak dhe dr. Jakub Zajaczkoëski, pat qëndruar për disa ditë më radhë në Republikën e Kosovës, pikërisht në UBT, dhe para të gjithë profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ftuan studentët që të bëhen pjesë e programit të përbashkët, të cituar si më lart.

 

Gjithashtu, zëvendësrektorja prof. Marta Kicinska- Habiovr, para të pranishmëve është shprehur e kënaqur me të arriturat e UBT-së, sidomos me programet e studimit me teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve, e sidomos me Kampusin e ri,  “Shpreh kënaqësinë time që vizitoj Kosovën me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes UBT-së dhe Universitetit të Varshavës”.

 

Universiteti i Varshavës është themeluar në vitin 1816, dhe sot renditët në top 4% të universiteteve të kategorisë botërore dhe si universiteti numër një në Poloni. Është universitet gjithëpërfshirës publik, dhe më i madhi në Poloni, me 54 mijë studentë, 3500 staf akademik dhe ligjërues. Ka bashkëpunim ndërkombëtar me përmasa botërore, me 240 marrëveshje bashkëpunimi universitar në 54 vendeve botërore, me 1600 marrëveshje bashkëpunimi, 1000 nga to në kuadër të programin ‘Erasmus Mundus’, të Unionit Evropian, dhe është anëtar aktiv në kuadër të këtij projekti”, është shprehur ajo