Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, Burim Kiseri, prezantoi një hulumtim në Kongresin Mbarëkombëtar të Stomatologëve

14/05/2022

Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, prof. ass. dr. Burim Kiseri, ishte pjesëmarrës në Kongresin e VIII-të Mbarëkombëtar, të organizuar nga Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Dentare Shqiptare dhe Shoqërinë Stomatologjike Shqiptare.

 

Në këtë kongres, profesori Kiseri, ka bërë një prezantim të hulumtimit të fundit të realizuar në UBT, me specialisten, Arta Gjikolli Loxha dhe specialisten, Teuta Komoni.

 

Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, prof. ass. dr. Burim Kiseri, shpalosi më shumë detaje të hulumtimit rreth faktorëve që ndikojnë në çrregullimet e Nyjës Temporomandibulare, si dhe për mënyrën e trajtimit të tyre.

 

Përmes këtij kongresi, profesori Kiseri, së bashku me profesionistë të tjerë të stomatologjisë, ndanë ekspertizën dhe përvojat e tyre në fushën e stomatologjisë, duke i kontribuar shumë zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj fushe.