Profesorët e UBT-së prezantuan suksesshëm hulumtimet e tyre në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës së Stomatologëve të Maqedonisë së Veriut

20/09/2022

Në Kongresin e 29-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Stomatologëve të Maqedonisë së Veriut, të mbajtur në Ohër nga 15 deri më 18 shtator, u prezentua suksesshëm hulumtimi i fundit i bërë në UBT në Fakultetin e Stomatologjisë nga Prof. Ass. Burim Kiseri, me temën: “The role of dentist in the management of temporomandibular joint diseases”, si dhe punimi i ligjerueses së Ortodoncisë në UBT, Jeta Kubati me temën: “Facial aesthetic considerations in Orthodontics”.

Prezantimi i punimit të profesorit Burim Kiseri kishte të bënte me rolin e dentistit në menaxhimin e sëmundjeve të kyçeve temporomandibulare, sëmundje që shkaktojnë dhimbje në nyjen e nofullës dhe në muskujt që kontrollojnë lëvizjen e nofullës, teksa profesoresha Jeta Kubati ka trajtuar konsideratat estetike të fytyrës në Ortodonci.

Prezantimi i punimeve të profesorëve të UBT-së në evente të ngjashme, është mundësi për të promovuar dhe për të përfaqësuar institucionin lider të arsimit në Kosovë, duke u ofruar njëkohësisht edhe zgjidhje të problematikave të ndryshme për fusha të caktuara.