Certifikohet grupi që ndoqi trajnimin për IT Essentials

19/06/2019

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë e kanë përfunduar trajnimin, me ç’rast edhe janë certifikuar për trajnimin IT Essentials.

Pas një cikli ligjëratash dhe pune praktike, studentët tashmë janë të gatshëm që të zbatojnë në punën e tyre të gjitha njohuritë e fituara gjatë ndjekjes së këtij trajnimi.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë drejtori për Çështje Akademike në UBT, dr. Muhamet Ahmeti, drejtuesja e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, PhD. Cand. Ines Bula dhe drejtori për Shërbime Profesionale dhe Produkte, dr. Besnik Skenderi.