Certifikohen 12 kandidatë për testin TOEFL në UBT

17/01/2022

Dymbëdhjetë studentë dhe kandidatë janë certifikuar në testin TOEFL në qendrën e UBT-së, në testin më të njohur dhe më kryesorin për gjuhën angleze, të pranuar ndërkombëtarisht dhe të licencuar nga ETS, si CTAS (Certified Test Administration Service).

 

Këta kandidatë janë certifikuar në bazë të testimit të tyre në katër pjesët kryesore në gjuhën angleze: të lexuar, të shkruar, të folur dhe në të dëgjuar.

 

Rezultatet e testit TOEFL në UBT janë të pranuara në më shumë se 10 mijë universitete dhe institucione të tjera, në më shumë se 150 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropën, Australinë, Zelandën e Re dhe Azinë.

 

Testi TOEFL njihet si referencë e gjuhës që ju ndihmon studentëve dhe kandidatëve të tjerë për pranim në punë, apo edhe fillimin e studimeve brenda dhe jashtë vendit, teksa UBT është një nga qendrat e pakta në Kosovë që është e licencuar nga Educational Testing Service, si CTAS (Certified Test Administration Service).

 

Të interesuarit e tjerë që duan të certifikohen në testimin TOEFL, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar në linkun: Aplikimi – Testimi për TOEFL

 

Të interesuarit potencial tek forma e aplikimit duhet të përzgjedhin opsionin “BULK”  dhe të kryejnë verifikimin përmes kodit “UBTKOSOVO22021”.

 

Ndërkaq të interesuarit për të mbajtur një trajnim dhe për të përfituar nga ekspertët dhe profesionistët e gjuhëve të huaja me metodat më moderne të mësimit, mund të aplikojnë në linkun: Aplikimi – Trajnimi për TOEFL