Ceremonia e ndarjes së Çmimit ‘Marianne Graf’

14/09/2016

UBT organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit “Marianne Graf” për projektet studentore, që kontribuojnë për komunitetin. Ceremonia organizohet nën patronatin e rektorit prof.dr. Edmond Hajrizi, të premten, më 16 shtator, 09:00 duke filluar nga ora 10:30. Ceremonia pritet të mbledhë studentë, profesorë,  përfaqësues të komunitetit dhe zyrtarë vendës e ndërkombëtarë.

 

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e UBT-së ka lansuar çmimin “Marianne Graf” për kontributin ndaj komunitetit në vitin 2016, me qëllim që të promovojë dhe inkurajojë studentët që të kontribuojnë për komunitetin.  UBT, në shkurt 2016 ka lansuar thirrjen e hapur për projekte studentore, që nënvizojnë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, arsimit, kujdesit social-ekonomik ndaj komunitetit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shfrytëzimit të teknologjisë dhe njohurisë për avancim të përfshirjes sociale.

 

Çmimi  për Komunitetin është emërtuar “Marianne Graf’ për të nderuar dhe mirënjohur kontributin e humanistes/aktivistes Marianne Graf në Kosovë, në periudhën 1999 – 2001. Krahas çmimit të Ekselencës në Lidership të UBT-së,  Znj. Graf mban titullin “Urdhri i Skënderbeut”, “Urdhri Nëna Tereza’, të Presidencës së Republikës së Shqipërisë.