CEC – Universiteti Teknologjik i Vjenës vizitoi UBT- në

02/05/2013

Prishtinë 2 maj 2013- Drejtoresha e përgjithshme e qendrës për edukim të vazhdueshëm znj. Petra Aigner, nga Universiteti Teknologjik i Vjenës, ka vizituar UBT, për të shikuar të arriturat e këtij kolegji.

znj. Aigner,   njëkohësisht ka biseduar me të parin e UBT-së, Dr. Hajrizin, për mundësinë e bashkëpunimit në të gjitha sektorët, por me theks të veçantë në fushën e menaxhimit dhe atë të inxhinierisë.