Artistja e njohur, Eliza Hoxha, të hënën do të ligjërojë për studentët e Dizajnit të Integruar

11/04/2019

Në kuadër të ligjëratave të rregullta tematike, të cilat po organizohen me personalitete të njohura, Fakulteti i Dizajnit të Integruar, të hënën, më 15 prill, do të organizojë ligjëratë tematike me artisten e njohur, Eliza Hoxha.

 

Kuratorja dhe ideatorja e pavijonit të Kosovës – Eliza Hoxha, vjen para studentëve me rrëfimin dhe rrugëtimin e saj në Bienale dhe rëndësinë e këtij aktiviteti në ballafaqimin me të kaluarën dhe reprezentimin e rimendimin e të ardhmes.

 

Ligjërata në fjalë do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me fillim nga ora 09:00.