Arbër Berisha i UBT-së zë vendin e parë në emisionin Oxygen

23/03/2017

Këtë javë, në emisionin Oxygen Show, studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Arbër Berisha zuri vendin parë, me ç’rast edhe u shpërblye me një shumë të hollash nga organizatorët e këtij emisioni.

 

Arritjet e tij, studenti Berisha ia atribuon UBT-së, sipas të cilit, njëra ndër arsyet që ka qenë i përgatitur për kuizin e Oxygen-it, ka qenë UBT-ja dhe kjo pasi që, temat e trajtuara gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve kanë qenë të shumëllojshme.


“ Nga administratorët e UBT-së kam mësuar se si t’i drejtohem publikut dhe kamerave, në përgjithësi secili njeri që është pjesë e stafit të UBT-së, është shumë i përgatitur për punën që e kryen”, vlerësoi Berisha.

 

Oxygen Show është një emision i përjavshëm, i pasur me humor, me muzikë, me mysafirë të zgjedhur, si dhe me pjesën e kuizit, si pjesë integrale e emisionit që përmban pyetje nga lëmi të ndryshme.