Aplikimi për kursin e gjuhës gjermane mbetet ende i hapur

21/02/2020

Gjuha gjermane është shkathtësia kryesore për punësim në gjitha fushat, prandaj edhe përvetësimi i kësaj gjuhe është shkathtësi jetike për kompletim të CV-së profesionale.

 

Këtë mundësi ua jep UBT me Institutin e Gjuhëve të Huaja, që është i akredituar dhe ka krijuar kursin e gjuhës gjermane posaçërisht për punëtorët në fushën e mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor, në fushën e inxhinierisë, dizajnit, mekanikës, etj., si dhe për gjithë të interesuarit që karrierën e tyre dëshirojnë ta vazhdojnë në vendet gjermano folëse.

 

Kohëzgjatja e kursit të gjuhës gjermane: 3 muaj, kurse për studentët e UBT-së ofrohet 20% zbritje, pra për vetëm 24 euro në muaj.

 

Pas përfundimit të kursit, kandidatët do të fitojnë certifikatë të njohur dhe ndërkombëtarisht.

 

Vendi: UBT në Prishtinë, Kampusi i UBT-së në Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Pejë.

 

Për më shumë informata: [email protected] | 038 541 400.

 

Apliko TANI: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform