Albina Vuthi: Studimet në arkitekturë, një eksperiencë unike

23/07/2015

Arkitektura ishte dhe vazhdon të mbetet një drejtim shumë i rëndësishëm në jetën dhe karrierën e studentes Albina Vuthi. Ajo ka mbaruar studimet e arkitekturës në UBT dhe veçon dizajn enterierin, kreativitetin e studio dizajnin si fusha të cilat i kanë zgjuar më shumë interes gjatë kohës së studimeve.

 

Tek flet për periudhën e studimeve, ajo thotë se “në përgjithësi, çdo ditë në universitet karakterizohet me ngjarje interesante dhe të rëndësishme dhe e gjithë periudha e studimeve ka qenë shumë e veçantë dhe eksperiencë unike”.

 

“Me përfundimin e studimeve e kam realizuar ëndrrën time të bëhem arkitekte dhe në të ardhmen e afërt pres të me sjell ende suksese të radhës”, shprehet Vuthi, e cila ka aplikuar për studime master jashtë vendit.

 

Ajo shprehet shumë e kënaqur me punën dhe përkushtimin e saj gjatë periudhës së studimeve dhe thekson se ajo që i ndihmuar ka qenë pasioni që ka për arkitekturën.