Akademia Ndërkombëtare Verore e Stomatologjisë do të ketë në fokus zhvillimet e reja në fushën e stomatologjisë

28/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Stomatologji në UBT, përgjatë “Global UBT Fest 2022”, do të përfshijë aktivitete të ndryshme, të cilat do të vënë fokusin tek temat që ndërlidhen me stomatologjinë.

 

Në këtë akademi, do të shtjellohen tema të rëndësishme dhe aktuale në fushën e stomatologjisë. Akademia Verore e bazuar në ‘’Contemporary Approaches in Dentistry’’ do të shtjellojë temat që kanë të bëjnë me teknikat inovative në fushat e caktuara dentare, realitetin virtual në stomatologji, si dhe aplikimi i metodave bashkëkohore estetike në stomatologji.

 

Ndër të tjera, akademia do të përfshijë folës nga vende të ndryshme si Finlanda, Amsterdami, Universiteti i Grazit, Maqedonia e Veriut dhe nga Utah e Amerikës, të cilët do të inkuadrohen në tema rreth stomatologjisë biomimetike, implantologjisë, pedodoncisë dhe stomatologjisë preventive, protetikës fikse dhe kirurgjisë maxilofaciale dhe orale, si dhe rreth të rejave të fundit nga ortodoncia dhe endodoncioni.

 

Fokusi i Akademisë Verore do të jetë përfitimi i njohurive profesionale dhe akademike të studentëve tanë nga emrat më eminent të profesionistëve shëndetësor të specializuar në fushat e caktuara.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022