Akademia Ndërkombëtare Verore e Juridikut po vazhdon me aktivitete të ndryshme dhe trajtimin e temave me interes për studentët

12/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Juridik në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022” po vazhdon me aktivitete të ndryshme, të cilat kanë ngjallur interesimin e jashtëzakonshëm të studentëve dhe të interesuarve të tjerë.

 

Në kuadër të aktiviteteve të deritanishme janë realizuar pesë ligjërata tematike, ku folës të ndryshëm kanë trajtuar tema interesante dhe specifike, sikurse profesori Elton Tota, i cili ka folur rreth temës: “Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor – Rasti i Kosovës”, ndërsa profesori Ahmet Maloku, ka trajtuar temën: “Frika nga kriminaliteti”.

 

Ndër të tjera, profesori Arian Kadriu ka folur rreth temës: “Terrorizmi kibernetik”, ku ka shprehur rëndësinë e ruajtjes së të dhënave dhe përhapjen e terrorizmit kibernetik nëpër botë, profesoresha Egzone Osmanaj ka trajtuar temën: “E drejta e konkurrencës”, si dhe profesori Xhavit Shala ka folur rreth temës: “Sistemet e qeverisjes në shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

 

Në kuadër të aktiviteteve të tjera përgjatë akademisë së Juridikut, do të ketë forume dhe punëtori për rolin dhe rëndësinë e gjykatave në Kosovë dhe rreth trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunën në familje.