Akademia Ndërkombëtare Verore e Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale trajtoi tema që ndërlidhen me praktikat më të mira të industrisë dhe tregut

15/07/2022

Departamenti për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka organizuar diskutime të ndryshme rreth temave për që kishin për fokus ofrimin e praktikave më të mira që ka industria vendore dhe ndërkombëtare, duke shpalosur trendin e zhvillimit që ka ky treg në gjithë botën.

 

Në hapje të këtij edicioni të kësaj akademie, drejtori i Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, Besnik Skenderi, drejtori për Çështje Studentore, Murat Retkoceri, si dhe profesori Lavdim Menxhiqi, kanë zhvilluar një diskutim të hapur rreth zbatimit të inteligjencës artificiale, duke folur më gjerësisht për rolin dhe ndikimin e saj në shoqëri nga simulimi i proceseve të inteligjencës njerëzore nga makinat.

 

Në kuadër të kësaj akademie, drejtori i Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, Besnik Skenderi ka zhvilluar një diskutim me profesoreshën Denis Celcima, lidhur me mësimin online, ku kanë trajtuar anët pozitive të tij dhe aplikimin në shoqëri, teksa në kuadër të kësaj akademie diskutimi është shtrirë edhe për çështje të tjera nga ku profesori Skenderi, diskutoi me Mentor Tahiri, ish student i UBT-së, rreth luftës Ukrainë – Rusi.