7 mijë maturantë aplikuan në programin përgatitor të maturës, të hënën fillon trajnimi online

06/06/2020

Në programin përgatitor të maturës, që edhe këtë vit ofrohet nga UBT, tashmë kanë aplikuar 7 mijë maturantë nga mbarë trojet shqiptare, trajnimi i të cilëve do të fillojë më 8 qershor 2020.

 

Trajnimi i maturantëve që sivjet do të hyjnë në testin shtetëror të maturës do të mbahet online, ku organizohet çdo vit me qëllim që ata të ndihmohen për të arritur rezultate sa më të mira në këtë test.

 

Programi përgatitor është pa pagesë dhe mbahet online nga UBT, teksa si i tillë do të mbahet në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, por edhe në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Maturantët e interesuar për të vijuar këtë program përgatitor duhet të regjistrohen në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdwthLAnQ/viewform?fbclid=IwAR1j_z3h5wqRRrFLpb_o3_nVSyKbI9mUGHvWgCHCReZHjRYZuVPWtZhwS24