Në kampusin inovativ të UBT-së në Prizren, interesim i madh i të rinjve për regjistrim

10/09/2020

Në kampusin inovativ të UBT-së në Prizren, shumë studentë të rinj janë duke u interesuar për t’u regjistruar në UBT, të cilët po informohen paraprakisht lidhur me praktikat ndërkombëtare të mësimit dhe infrastrukturën që institucioni i UBT-së ofron.

 

Këta të rinj synojnë që t’i bashkohen ekipit të suksesit dhe ekspertëve të UBT-së, institucionit që i përmbushë të gjitha kushtet dhe kriteret, infrastrukturën moderne me laboratorë, salla, si dhe bibliotekën më të madhe në vend.

 

Sipas zyrtarëve të Zyrës për Çështje Studentore në UBT, edhe përkundër faktit se është kohë pandemie, numri i të interesuarve është i madh, kjo falë punës dhe stafit profesional që është në UBT, gjersa theksuan se në UBT mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të huaj, që kanë diplomën e shkollës së mesme.

 

Studentët e UBT-së mund të përfitojnë bursa studimi në universitete ndërkombëtare falë partneriteteve që UBT ka me më shumë se 400 universitete në botë.