Rektori Hajrizi takon artistin e njohur Sislej Xhafa

30/04/2024

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, qëndroi për vizitë artisti i njohur Sislej Xhafa. Ai u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dekania e Fakultetit Art dhe Dizajn në UBT, Ariana Gjoni, dhe stafi i departamenteve “Art dhe Media Digjitale” dhe “Dizajn i Integruar”.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me Institutin e Artit Bashkëkohor në Pejë.