Rektori i UBT-së vizitoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Zvicër

26/01/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi me bashkëpunëtorë, ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Grisons të Zvicrës, me ftesë të rektorit të këtij universiteti, prof.dr. Jürg Kessler.

 

Gjatë kësaj vizite, rektori Hajrizi ka zhvilluar një takim me rektorin Kessler, ku ka bërë edhe një vizitë brenda këtij institucioni me fokus të studimeve në inovacion e ndërmarrësi.

 

Rektori Hajrizi ka njoftuar mikpritësit me punën dhe suksesin e UBT-së në Kosovë, i cili si institucion lider në rajon për teknologji dhe inovacion ka arritur rezultate të shkëlqyeshme gjatë historisë së vetë njëzetvjeçare.

 

Rrjeti 5G dhe Qendra e Realitetit Virtual dhe të Shtuar e bëjnë pakrahasimisht institucion numër një në rajon e më gjerë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

 

UBT dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuar në Grisons të Zvicrës, dy institucione që ndajnë vlera të përbashkëta, do të nisin së shpejti një etapë të rëndësishme të bashkëpunimit të bazuar në studime dhe kërkime të përbashkëta, duke qenë se programet e të dyja universiteteve janë në përputhje me nevojat e ekonomisë.