Qasja e mësimdhënësve tek fëmijët me nevoja të veçanta

Qasja e mësimdhënësve tek fëmijët me nevoja të veçanta

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës

Mësimdhënës fillestar

 

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve

Pjesëmarrësit të cilëve do tu mundësohet ky trajnim janë mësimdhënësit dhe ata të angazhuar si mësues ndihmës nga Shkolla Fillore  e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.

Mësimdhënësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të aftësohen për të punuar  me fëmijë që kanë nevojë për mbështetje të përhershme dhe për më shumë kohë dhe më shumë praktikë për të mësuar,pasi ky grup fëmijësh paraqesin  vështirësi jo thjesht metakognitive,por  dhe  në transferimin e të mësuarit nga një mjedis në tjetrin.Mësimdhënësit do të trajnohen dhe mbi aftësitë që kërkohen  për të planifikuar, monitoruar dhe ridrejtuar vëmendjen dhe strategjitë mbi mësimin..Zhvillimi profesional mbi menaxhimin e organizimit të mësimit do tu mundësojë mësimdhënësve  që të jenë më efektiv në punën e tyre me nxënës, dhe të gëzojnë raporte më të shëndosha me familjet e këtyre nxënësve dhe kolegët në shkollë.

 

Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:

 

Teori 10 33,3%
Praktikë 10 33,3%
Vetë-studim 8 26,6%
Vlerësim 2 0,6%
Totali: 30 100%

 

Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:

– dallojnë aftësitë dhe kapacitetet e të nxënit të  nxënësve me nevoja të vecanta

– aftësohen në zhvillimin dhe nxitjen e aftësive bazë të të nxënit si të  lexuarit  të shkruarit dhe shkathtësitë matematikore,për fëmijët me nevoja të vecanta

–  krijojnë mjedis të  përshtatshëm dhe gjithpërfshirës të të nxënit .

–  nxisin socializimin ndërmjet bashkëmoshatarëve

–  stimulojnë zhvillimin e kapaciteteve të ndryshme,nëpërmjet metodave të kombinuara të mësimdhënies

– të përballojnë dhe tejkalojnë në mënyrë efektive situata të ndryshme gjatë procesit mësimor

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online/