Studentët e Dizajnit të Integruar kanë dizajnuar veshje për shoqatën e personave me Down Syndrome

10/03/2021

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar në Ferizaj bashkë me profesorët e këtij fakulteti kanë realizuar veshje për shoqatën e personave me Down Syndrome.

 

Studentët me këtë rast shpalosën kreativitetin dhe punën e tyre përgjatë studimeve në UBT, ku punimet kreative dhe unike ia dhuruan kësaj shoqate.

 

Studentët e UBT-së tash e disa vite janë duke organizuar aktivitete të shumta bamirëse, nga të cilat po përfitojnë personat me aftësi të veçanta në shoqërinë tonë.