Studenti Florent Beka, dizajner grafik në “Milky way Creative”

13/03/2020

Florent Beka është student i Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, i cili është punësuar në kompaninë “Milky way Creative”.

 

Në pozitën e dizajnerit grafik dhe fotografit, Florenti zhvillon konceptet në aspektin praktik, konkretisht idetë inovative i zbaton duke i përputhur me vizionin e klientëve.

 

Ai theksoi se përvojat profesionale të profesorëve në fakultet, i kanë ndihmuar gjatë punës së tij kreative.

 

“UBT është institucion i veçantë, sepse konsideroj që ka staf tejet profesional, ngaqë ky staf gjithmonë krijon hapësira për gjetjen e mundësive të leverdishme, për të na përkrahur në çdo aspekt”, potencoi ai.

 

Programi Dizajn i Integruar, është fakultet në UBT që ka përshtatur në mënyrë të përsosur të gjitha fushat e dizajnit, me qëllimin e vetëm që studentët të fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse dhe të jenë në gjendje t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e një tregu të punës gjithnjë e më të ndryshueshëm.