Mbi 50 kompani e institucione evropiane të interesuara për të bashkëpunuar me UBT-në

15/11/2019

Një numër i madh i institucioneve arsimore prestigjioze dhe kompani të ndryshme nga mbarë bota, mbi 50 të tilla, kanë shprehur interesimin në Kongresin më të madh të blerësve evropianë që është duke u mbajtur në Berlin, për të lidhur bashkëpunim me UBT-në si institucioni më inovativ në Kosovë, kryesisht në fushën e  ICT-së.

 

Universiteti “St. Gallen” me seli në Sangallë të Zvicrës, Universiteti “Tallinn” në Estoni, Amazon Bussines, Siemens AG, SAP Deutschland, Oracle Deutschland, The South African Department Of Trande & Industry, janë vetëm disa institucionet që synojnë të krijojnë ura bashkëpunimi me UBT-në në fushat e lartpërmendura dhe bashkërisht të hartojnë projekte që kanë për qëllim edukimin e gjeneratave në këtë drejtim dhe sjelljen e inovacioneve në Kosovë.

 

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë kongres nga delegacioni i përbërë prej profesorëve në UBT, Besnik Qehaja dhe Hasan Metin, të cilët po diskutojnë dhe takohen me ekspertë të vendeve të ndryshme nga mbarë globi.

 

 

Delegacioni kosovar, në mesin e të cilit janë edhe profesorët në UBT, i ka takuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufa, udhëheqësi kryesor i kësaj ngjarjeje ekonomike, Silvius Grabosch, drejtori për Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës në Gjermani, Helge Tolksdorf.

 

 

Ata kanë uruar delegacionin kosovar për përfaqësim dinjitoz në Simpoziumin e BME-së, që këtë vit është sponsorizuar nga UBT dhe Devolli Corporation, M-Technologie.

 

 

Përfaqësimi i Kosovës në këtë kongres është organizuar falë bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), me Asociacionin për Menaxhimt të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME).