Kompania “NETRA” ofron shtatë pozita për punë praktike me mundësi punësimi

11/12/2018

Kompania “NETRA”, përmes Qendrës së Karrierës në UBT, fton studentët e UBT-së që të aplikojnë për shtatë pozitat e hapura për punë, që përfshijnë fushat: IT, Marketing, Shitje dhe Administratë.

 

Kompania “NETRA”, që merret me IT dhe Telekomunikacion, kërkon praktikantë me mundësi punësimi:

– 2 praktikantë të drejtimit të IT-së ose teknik të telekomunikacionit, me mundësi punësimi me gjysmë orari.

– 2 praktikantë të drejtimit të marketingut, me mundësi punësimi me gjysmë orari.

– 2 praktikantë të drejtimit të ekonomikut (për shitje), me mundësi punësimi me gjysmë orari.

– 1 praktikant/e për administratë, me mundësi punësimi me gjysmë orari.

 

Kompania është në kërkim të studentëve të cilët kanë njohuritë dhe shkathtësitë për pozitat përkatëse, teksa për informata shtesë mbi aplikimin, mund të drejtoheni tek Qendra e Karrierës në UBT

 

Për të aplikuar, luteni që të bashkëngjitni CV-në dhe letrën tuaj motivuese në email-in: [email protected]. .

Afati i fundit për aplikim është data 15 janar 2019, ndërkaq aplikimun mund ta bëni edhe përmes Qendrës së Karrierës në:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf4xkTZpHNgbUiow7smK3xSdJAyLrXB6oFTw4dcvTdGjc7A9A/viewform .