Mundësi mobiliteti Erasmus+ në Ss. Cyril and Methodius University, Shkup – Maqedoni e Veriut

16/10/2026

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Master të programeve MA PoGIG dhe Shkenca Politike për mobilitet studentor në Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, Maqedoni e Veriut, në kuadër të programit Erasmus+ KA171.

Ss. Cyril and Methodius University in Skopje (UKIM) është një nga institucionet më të rëndësishme publike të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut. I themeluar në vitin 1949, universiteti ka një traditë të gjatë akademike dhe ofron programe studimi në fusha të ndryshme, përfshirë shkencat shoqërore, politike, juridike dhe disiplinat e ndërlidhura.

Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, është një qendër e rëndësishme akademike dhe kulturore në rajon. Qyteti njihet për historinë e pasur, diversitetin kulturor dhe jetën dinamike studentore. Mobiliteti u ofron studentëve mundësinë të zgjerojnë njohuritë akademike, të njihen me perspektiva të reja në fushat e tyre të studimit dhe të fitojnë përvojë të vlefshme ndërkombëtare.

Pas shqyrtimit të aplikimeve, studentët që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes do të ftohen për intervistë. Në përfundim të procesit të vlerësimit dhe intervistimit, kandidatët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Ss. Cyril and Methodius University in Skopje.

  • Afati për aplikim: 30.10.2026, ora 17:30
  • Niveli i studimeve: Master
  • Informata: erasmus.mobility@ubt-uni.net

Aplikimi: Student Mobility to Ss. Cyril and Methodius University in Skopje – Fill out form