Rektori Hajrizi viziton Herz-Jesu Hospital në Vjenë për digjitalizimin e shëndetësisë

24/06/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, vizitoi Herz-Jesu Hospital Vienna, pjesë e Vinzenz Group, ku u njoh me praktikat moderne të digjitalizimit dhe inovacionit në shëndetësi.

Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi laboratorin e avancuar të gjumit, platformën “Hallo Gesundheit” për monitorimin digjital të pacientëve, si dhe Therapiezentrum chronischer Schmerz (TCS), qendër e specializuar për trajtimin multidisiplinar të dhimbjes kronike, e cila aplikon metoda moderne si fizioterapia, terapia psikologjike, biofeedback dhe terapitë me Virtual Reality.

Në takimet me ekspertët dhe drejtuesit e spitalit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me UBT dhe Spitalin dhe Poliklinikën e UBT në të ardhmen, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimit të projekteve inovative në sektorin e shëndetësisë.