Qëllimet dhe Objektivat

Përshkrimi i programit (Rreth programit)
Programi Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme në UBT është dizajnuar për të përgatitur profesionistë të cilët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e ekosistemeve natyrore, shëndetit publik dhe zhvillimit të sistemeve të qëndrueshme infrastrukturore. Duke gërshetuar shkencat natyrore (hidrologji, kimi, ekologji) me inxhinierinë e aplikuar (mekanikë, hidraulikë, sisteme të energjisë), programi u ofron studentëve aftësitë e nevojshme për të dizajnuar dhe vlerësuar sisteme të menaxhimit të ujërave, mbetjeve dhe transportit, bazuar në parimet e ekonomisë qarkulluese dhe standardeve evropiane.
 
Pse të zgjidhni këtë program? (Mundësitë e Karrierës)
Kosova dhe rajoni po kalojnë në një fazë të rëndësishme të tranzicionit të gjelbër dhe modernizimit të infrastrukturës. Të diplomuarit e këtij drejtimi kanë mundësi të shkëlqyera punësimi në:
  • Kompanitë e shërbimeve publike (Ujësjellës, Menaxhim i Mbeturinave, Energji).
  • Agjencitë qeveritare dhe rregullatore mjedisore (p.sh., MMPHI, AMMK).
  • Kompanitë e ndërtimit dhe dizajnit të infrastrukturës së qëndrueshme.
  • Firmat konsulente për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe auditim mjedisor.
  • Organizata Ndërkombëtare dhe OJQ me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm.