Studentët e UBT-së triumfojnë në “Junction Kosovo Hackathon” dhe kualifikohen ta përfaqësojnë Kosovën në finalen globale në Finlandë

25/05/2026

Studentët e Mekatronikës në UBT, Arlind Mulliqi dhe Leart Lama, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në “Junction Kosovo Hackathon”, një nga garat më të rëndësishme të inovacionit dhe teknologjisë në vend.

Së bashku me anëtaren e ekipit të tyre, Edona Mulaj, ata prezantuan projektin inovativ “Drit” (Ditari i Rritjes dhe Imunizimit), një platformë që synon digjitalizimin e të dhënave shëndetësore dhe vaksinimit të fëmijëve në Kosovë.

Falë këtij projekti dhe performancës së tyre të shkëlqyer, ekipi ka siguruar pjesëmarrjen në finalen globale të “Junction”, e cila do të mbahet në Helsinki të Finlandës.