Nga UBT në Gjermani: Laura Berisha në pozitë udhëheqëse në kompaninë Celonis
21/05/2026Ish-studentja e Shkencave Kompjuterike në UBT, Laura Berisha, po ndërton një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në Gjermani, ku mban pozitën Lead Service Process Manager në kompaninë e njohur globale Celonis.
Në këtë rol udhëheqës, ajo është përgjegjëse për menaxhimin e incidenteve kritike, koordinimin, optimizimin dhe përmirësimin e proceseve të brendshme, si dhe udhëheqjen e ekipit drejt arritjes së objektivave strategjike të kompanisë. Pozita e saj kërkon nivel të lartë profesionalizmi, aftësi analitike dhe menaxheriale në një mjedis dinamik teknologjik ndërkombëtar.
Rruga profesionale e Laurës përfaqëson një shembull të qartë të përgatitjes akademike dhe praktike që ofron UBT, duke dëshmuar se studentët e këtij institucioni janë të aftë të konkurrojnë dhe të kontribuojnë me sukses në tregun global të punës.
Historia e saj është një dëshmi e suksesit të gjeneratës së re të profesionistëve të teknologjisë, të cilët, me përkushtim dhe dije të fituara gjatë studimeve në UBT, arrijnë të ndërtojnë karriera të rëndësishme në kompani ndërkombëtare si Celonis.