Nga UBT në Suedi: Studentja Fiona Gashi në Universitetin Linnaeus përmes programit Erasmus+
14/05/2026Studentja e Gjuhës Angleze në UBT, Fiona Gashi, po ndjek studimet në Universitetin Linnaeus në Suedi në kuadër të programit Erasmus+.
Ajo është e angazhuar në një mjedis ndërkombëtar akademik, ku ndjek ligjërata dhe merr pjesë në aktivitete së bashku me studentë nga vende të ndryshme.
Kjo përvojë po i mundëson zhvillimin e njohurive akademike, forcimin e aftësive gjuhësore dhe zgjerimin e perspektivës profesionale. UBT vazhdon të mbështesë studentët e saj përmes programeve të mobilitetit në universitete evropiane.