UBT formëson profesionistë të së ardhmes: Erza Jakupi ndërton karrierë të suksesshme në industrinë ushqimore

08/05/2026

Erza Jakupi është një profesioniste e re në fushën e teknologjisë ushqimore, e cila ka përfunduar me sukses studimet Bachelor në UBT dhe aktualisht është në pritje të diplomimit në nivelin Master. Gjatë rrugëtimit të saj akademik, ajo është dalluar për përkushtimin, seriozitetin dhe interesin e vazhdueshëm për zhvillimin profesional në industrinë ushqimore.

Erza ka arritur të lidhë teorinë me praktikën duke u angazhuar në mënyrë aktive në tregun e punës. Aktualisht, ajo është punësuar si teknologe në Fabrikën Extra Fluid Fillings në Prizren, ku kontribuon në kontrollin e cilësisë, zhvillimin e produkteve dhe zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Me një bazë të fortë akademike dhe përvojë praktike në industri, Erza synon të vazhdojë të zhvillohet profesionalisht dhe të japë kontribut të vlefshëm në avancimin e sektorit ushqimor në vend. Ajo përfaqëson një shembull të mirë të një studenteje të përkushtuar që arrin të ndërtojë një karrierë të suksesshme paralelisht me studimet.