Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja, UBT shpreh ngushëllime për familjen dhe kombin
23/04/2026Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në emër të institucionit që ai drejton, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe mbarë kombin shqiptar, për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Humbja e tij është një pikëllim i madh për gjithë shoqërinë shqiptare, e cila humbi një prej figurave më të shquara të mendimit akademik dhe kulturor.
Vepra, kontributi dhe angazhimi i tij i palodhshëm në fushën e shkencës, letërsisë dhe çështjeve kombëtare do të mbeten përherë pjesë e trashëgimisë sonë kolektive, duke shërbyer si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.