Dita e tretë e workshopit UBT–TU Wien në Pejë: Thellohet bashkëpunimi dhe angazhimi në terren
27/03/2026Dita e tretë e workshopit ndërkombëtar të organizuar nga UBT në bashkëpunim me TU Wien vazhdoi me aktivitete të rëndësishme në Pejë, duke thelluar bashkëpunimin institucional dhe angazhimin në terren.
Stafi akademik, i prirë nga Dekani Prof. Binak Beqaj, së bashku me studentët, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës, ku u diskutuan çështje me interes për zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinor.
Gjatë ditës, aktivitetet vijuan me prezantime dhe debate në ambientet e komunës, ku pjesëmarrësit ndanë ide dhe përvoja profesionale. Workshopi vazhdoi me një vizitë në terren, duke ofruar mundësi për analizë praktike të zonës dhe sfidave zhvillimore.
Në përmbyllje të ditës, Kryetari organizoi një darkë për të gjithë pjesëmarrësit, duke shënuar një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit ndërmjet institucioneve dhe ekspertëve pjesëmarrës.


