UBT shpall konkurs për mësimdhënës/e në nivelin fillor

30/01/2026

UBT njofton hapjen e konkursit për plotësimin e vendeve të lira për mësimdhënës/e në nivelin fillor, me normë të plotë, për vitin shkollor 2026.

Vendet e lira:

  • 1 mësimdhënës/e për nivelin fillor

Kushtet e punësimit:

Kandidatët duhet të kenë përgatitje profesionale sipas Udhëzimit Administrativ NR. 10/2018, të datës 20.07.2018, të nxjerr nga MAShTI.

Detyrat kryesore të mësimdhënësit për nivelin fillor përfshijnë:

  • Hartimin e planeve mësimore dhe planifikimeve vjetore, duke përfshirë Planet e Aktiveve Profesionale dhe Planet Vjetore të Vlerësimit të Nxënësve;

  • Krijimin e formave dhe modeleve të mësimdhënies kreative;

  • Zbatimin e metodologjive bashkëkohore mësimore me nxënësin në qendër;

  • Hartimin e instrumenteve për vlerësimin e nxënësve;

  • Krijimin e materialeve mësimore për punën me nxënësit;

  • Mbështetjen e nxënësve për arritjen e rezultateve dhe zhvillimin e kompetencave;

  • Krijimin e një mjedisi frymëzues dhe motivues për nxënësit.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Diplomë universitare – Fakulteti i Edukimit, programi fillor / Fakulteti i Mësuesisë

  • CV në formatin Europass

  • Letër motivimi

  • Dëshmi për përvojën e punës

  • Licenca e mësimdhënësit

  • Dëshmi të zhvillimit profesional

Si të aplikoni:

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen përmes postës elektronike në: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 04.02.2026

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes profesionale do të ftohen në intervistë.

UBT i inkurajon të gjithë profesionistët e fushës së arsimit fillor që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mjedisit inovativ dhe profesional të universitetit.

Prishtinë, 2026