Asistent Administrativ

Niveli i Kualifikimit: Niveli 3 i Kualifikimeve
Kohëzgjatja: Program profesional (teori + praktikë)

Qëllimi i Kualifikimit:
Ky kualifikim synon përgatitjen e profesionistëve për mbështetje administrative dhe organizative në institucione publike dhe private. Programi fokusohet në zhvillimin e aftësive administrative, organizative dhe përdorimin e teknologjisë informative në zyrë.

Grupi i Synuar:
Nxënës të arsimit profesional, të rinj dhe të rritur që synojnë punësim në administratë.

Kompetencat Kryesore të Fituara:

  • Menaxhim i dokumentacionit dhe arkivës
  • Korrespondencë zyrtare dhe komunikim administrativ
  • Përdorim profesional i MS Office dhe sistemeve digjitale
  • Organizim i punës së zyrës dhe mbështetje ekzekutive

Përfitimet pas Kualifikimit:

  • Punësim në administratë publike dhe private
  • Aftësi të qëndrueshme për karrierë administrative
  • Bazë për avancim profesional dhe studime të mëtejshme

Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a