Shitja dhe Kujdesi ndaj Konsumatorëve

Niveli i Kualifikimit: Niveli 3 i Kualifikimeve
Kohëzgjatja: Program profesional (teori + praktikë)

Qëllimi i Kualifikimit:
Ky kualifikim synon përgatitjen e profesionistëve për shitje, shërbim ndaj klientit dhe menaxhim të marrëdhënieve me konsumatorët, duke zhvilluar aftësi komunikuese, tregtare dhe etike profesionale në sektorin e shitjes dhe shërbimeve.

Grupi i Synuar:
Nxënës të arsimit profesional, të rinj dhe të rritur që synojnë punësim në sektorin e shitjes dhe shërbimeve.

Kompetencat Kryesore të Fituara:

  • Teknikat e shitjes dhe negocimit
  • Kujdesi dhe komunikimi profesional me klientët
  • Menaxhimi i ankesave dhe marrëdhënieve me konsumatorët
  • Njohuri bazë mbi marketingun dhe etiken e biznesit

Përfitimet pas Kualifikimit:

  • Punësim në sektorin e shitjes, shërbimeve dhe tregtisë
  • Rritje e aftësive komunikuese dhe profesionale
  • Bazë për avancim në role komerciale dhe menaxheriale

Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a