Niveli i Kualifikimit: Niveli 5 (4 semestra)
Kohëzgjatja: 4 semestra (teori + praktikë profesionale)
Qëllimi i Kualifikimit:
Ky kualifikim synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve softuerike, duke mbuluar teknologjitë moderne të zhvillimit web dhe mobile. Programi është i orientuar drejt kompetencave praktike, projekteve reale dhe nevojave të tregut të punës në sektorin e teknologjisë informative.
Grupi i Synuar:
Nxënës të arsimit të mesëm profesional, të rinj dhe të rritur që synojnë karrierë në zhvillim softuerik dhe sektorin IT.
Kompetencat Kryesore të Fituara:
- Programim në gjuhë moderne (frontend dhe backend)
- Zhvillim aplikacionesh web dhe mobile
- Dizajn i bazave të të dhënave dhe integrim API
- Testim, dokumentim dhe mirëmbajtje softueri
- Punë në projekte reale dhe ekipe zhvillimi
Përfitimet pas Kualifikimit:
- Punësim si zhvillues aplikacionesh (junior/mid)
- Vazhdim studimesh në fushën e IT-së
- Aftësi të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar
Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a