FC Prishtina e Re zgjedh UBT-në për testimin e performancës së futbollistëve

13/01/2026

FC Prishtina e Re ka nisur fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit duke zgjedhur UBT-në dhe stafin e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes për testimin dhe analizimin e performancës së lojtarëve.

Në këtë periudhë kyçe përgatitore, futbollistët e skuadrës po i nënshtrohen vlerësimeve profesionale dhe matjeve shkencore në ambientet dhe laboratorët e specializuar të UBT-së, me qëllim të optimizimit të formës fizike, rritjes së kapacitetit sportiv dhe parandalimit të lëndimeve.

Stafi akademik dhe profesional i Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, përmes metodave bashkëkohore të testimit dhe analizës së të dhënave, po ofron një pasqyrë të detajuar mbi gjendjen fizike, forcën, shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e secilit lojtar, duke ndihmuar stafin teknik të klubit në planifikimin më të saktë të stërvitjeve dhe përgatitjeve.

UBT i uron FC Prishtina e Re shumë suksese në vazhdimin e kampionatit dhe konfirmon gatishmërinë për të qenë një partner i qëndrueshëm në rrugën drejt përmirësimit të performancës sportive dhe zhvillimit të sportit në vend.