UBT uron besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes
24/12/2025UBT shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjes, duke dëshiruar që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, harmoni dhe mirësi në çdo familje.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, thekson se Krishtlindja është një moment reflektimi mbi vlerat njerëzore, solidaritetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin, duke na kujtuar rëndësinë e qëndrimit pranë atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje.
“Le të shërbejë kjo festë si burim shprese dhe frymëzimi për më shumë mirëkuptim, bashkëpunim dhe suksese në jetën personale dhe profesionale. Uroj që viti i ri të sjellë shëndet, mbarësi dhe arritje të reja për të gjithë”, thuhet në mesazhin e urimit.