Gazeta “UBT News” sjell përmbledhjen e sukseseve të UBT-së në vitin 2025
24/12/2025Është publikuar numri më i ri i gazetës “UBT News”, e përgatitur nga stafi i Mediave dhe studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, dhe e shtypur nga Shtypshkronja e UBT-së. Ky botim sjell një pasqyrë gjithëpërfshirëse të arritjeve, aktiviteteve dhe zhvillimeve kryesore të institucionit gjatë vitit 2025.
Në këtë edicion të veçantë janë përmbledhur sukseset më të rëndësishme të UBT-së, përfshirë rangimet e larta në arenën ndërkombëtare, bashkëpunimet strategjike me universitete prestigjioze botërore, si dhe angazhimin aktiv të profesorëve dhe studentëve në projekte inovative dhe aktivitete të ndryshme akademike e shkencore.
Ndër përmbajtjet ekskluzive të këtij numri, lexuesit kanë mundësi të lexojnë intervistën e posaçme me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndan reflektime mbi sukseset e vitit që lamë pas, si dhe vizionin dhe objektivat strategjike të institucionit për vitin 2026.
Gazeta “UBT News” përfaqëson një dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm të UBT-së për të qenë lider në arsimin e lartë, duke kontribuar në zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit cilësor, kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Mos e humbisni këtë numër të veçantë, i cili sjell në një vend të gjitha arritjet dhe momentet kyçe të UBT-së gjatë vitit 2025.